Kremlini ka deklaruar se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje me Turqinë për eksportet e grurit të Ukrainës, sipas skynews.
Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov tha se ndërkohë që po vazhdonte puna për dërgesat e grurit përmes Detit të Zi, ende nuk ishte arritur asnjë marrëveshje.
Ditën e djeshme, ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u takua homologun e tij rus Sergei Lavrov në Ankara për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të eksportuar 22 milionë tonë drithëra që kanë mbetur në kapanone.
Pas shtyrjes së një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Ukrainës mbi një plan për të rifilluar eksportet e grurit nga portet ukrainase, perspektivat duken të zbehta, pasi secila palë fajëson tjetrën për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit./abcnews.al/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme