Qyteti i San Franciskos ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme mbi coronavirusin vdekjeprurës.
Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja, vjen pasi që zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan se përhapja e tij në të gjithë Shtetet e Bashkuara ishte e pashmangshme.
Kryetari i bashkisë së San Franciskos, London Breed, njoftoi gjendjen e jashtëzakonshme në një deklaratë të martën, duke thënë se “panorama globale” rreth coronavirusit Wuhan po “ndryshon me shpejtësi” dhe zyrtarët e qytetit “duhet të rrisin gatishmërinë”.
“Ne e shohim virusin që përhapet në pjesë të reja të botës çdo ditë,” vazhdoi ai, “dhe ne jemi duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur San Franciscans nga goditja”.
Gjithsesi, ende nuk janë raportuar raste të koronavirusit në San Francisko.
Një veprim i tillë vjen pasi zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të coronavirusit.
“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda”, në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve.
Ndërkohë të hënën, kabineti i presidentit Donald Trump kërkoi 2.5 miliardë dollarë nga Kongresi amerikan për t’u përballur me situatën e coronavirusit në SHBA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rastet e virusit që shkaktuan pneumoninë u rritën në 79,331 të hënën, ndërsa 53 janë konfirmuar në SHBA, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...