Kina thirrje Iranit të garantojë lëvizjen e sigurt në Ngushticën e Hormuzit

08:44 | 16 Prill 2026
E.G

Ministri i Jashtëm i Kinez, Wang Yi i ka kërkuar Iranit të ndërmarrë hapa për të rivendosur lëvizjen normale në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale.

Gjatë një komunikimi me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, Wang theksoi se sovraniteti dhe siguria e Iranit në këtë zonë duhet të respektohen, por njëkohësisht shton se duhet të garantohet edhe liria dhe siguria e lundrimit për të gjitha vendet.

Ai nënvizoi se ekziston një interes i përbashkët ndërkombëtar për mbajtjen e hapur të kësaj ngushtice strategjike, e cila është jetike për transportin e energjisë dhe mallrave.

Kina, sipas Wang Yi, mbështet gjithashtu ruajtjen e armëpushimit dhe rifillimin e negociatave, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe stabilitet në rajon.

/abcnews.al/