Një video që qarkullon në internet dyshohet se tregon 14-vjeçarin pak para se të kryente sulmin e rëndë në shkollën e tij në Turqinë jugore. Videoja thuhet se është regjistruar nga shokët e tij të klasës pak para sulmit vdekjeprurës në provincën Kahramanmaras ku humbën jetën 9 persona.
Në pamjet filmike, i mituri shihet duke ecur nëpër klasë teksa shihet edhe teksa kërcen. Një shenjë ndoshta paralajmëruese ishin duart e tij të cilat i kishte bashkuar dhe kishte ngritur gishtat treguar në formë armë.
Adoleshenti kreu vetëvrasje menjëherë pas sulmit. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.
Elliot Roger kreu një masakër në Isla Vista, Kaliforni, në vitin 2014. I riu vrau gjashtë persona në një kampus universitar në Santa Barbara, përpara se të vriste veten.
Ai shpjegoi në një video që regjistroi para masakrës se do ta kryente sulmin si një mënyrë “ndëshkimi” për gratë që e refuzuan.
🇹🇷 New footage has emerged of the attacker, İsa Aras Mersinli, who shot and killed 9 people and injured 13 in Kahramanmaraş today.
The video was reportedly recorded by classmates shortly before the attack.
The attacker died by suicide. pic.twitter.com/0OSXjrFrYD
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2026
SHBA gati të rifillojë luftimet me Iranin në çdo moment
Andin Hoti në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Shkëlzen ...
Rama në Romë: Duke përsëritur mësimet përpara takimit, se mo...
Haxhiu për tragjedinë në Malishevë: Shpreh ngushëllimet më t...
Konjufca pret në takimin homologun nga Belgjika, Maxime Prev...
Kurti pret në takim kryediplomatin e Belgjikës, Maxime Prévo...