Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë

09:55 | 16 Prill 2026
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje në Lipjan nën dyshimin për përfshirje në vrasje të rëndë që ka ndodhur më 5 gusht të 2022-tës.

Sipas njoftimit, ata dyshohen edhe për vepra tjera penale si “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së vepres penale”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Falsifikim i dokumenteve”

“Gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve, si dhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale