Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit pritet të zhvillojnë bisedime këtë të enjte, në atë që mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Trump theksoi se po punon për të krijuar “hapësirë për të marrë frymë” mes dy vendeve, të cilat nuk kanë zhvilluar dialog të drejtpërdrejtë në rreth 34 vite.
“Po përpiqem të krijoj pak hapësirë për të marrë frymë midis Izraelit dhe Libanit. Ka kaluar shumë kohë që kur dy udhëheqësit kanë folur. Do të ndodhë nesër. Bukur!”, shkroi ai.
Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm, pasi Libani dhe Izraeli zhvilluan së fundmi një takim të rrallë diplomatik, i pari në më shumë se tre dekada, me synimin për t’i dhënë fund përplasjeve të vazhdueshme mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.
Bisedimet e paralajmëruara shihen si një mundësi për të ulur tensionet dhe për të hapur rrugën për një dialog më të qëndrueshëm në rajon, i cili ka qenë i përfshirë nga konflikte të vazhdueshme për dekada.
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...
Policia bastis gjashtë lokacione në Zubin Potok, sekuestrohe...
Tërnava në Tryezën Ndërfetare: Feja promovon paqen dhe bashk...