“Një nga 20 bazat e veprimeve të paligjshme të raketave balistike në Korenë e Veriut shërben si një shtab i raketave”, sipas një raporti të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) botuar të hënën.
“Baza operative e raketave Sino-ri dhe raketat Nodong të vendosura në këtë vend përshtaten në strategjinë e supozuar të ushtrisë bërthamore të Koresë së Veriut, duke siguruar një aftësi bërthamore apo konvencionale të nivelit të parë të sulmit”, tha raporti.
Zbulimi i një selie të padeklaruar të raketave vjen tri ditë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi të premten se ai “shikon përpara” në një samit tjetër për të diskutuar çarmatimin bërthamor me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në fund të shkurtit.
CSIS, tha se baza Sino-Ri nuk është deklaruar kurrë nga Koreja e Veriut dhe si rezultat “nuk duket të jetë subjekt i negociatave për denuklerizimi. Raporti vuri në dukje se bazat e operimit të raketave me sa duket do të ishin subjekt i deklarimit, verifikimit dhe çmontimit në çdo marrëveshje të çarmatimit bërthamor.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...