Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare njoftoi se në periudhën janar-shkurt të vitit 2017 ka rritje drastike të numrit të viktimave dhe të lënduarve mes civilëve në lindje të Ukrainës, me ç’rast ky numër ka arritur 111, që është dyfish më shumë në krahasim me periudhën nga nëntori deri në dhjetor të vitit të kaluar.
Nga fillimi i vitit e kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa 91 janë lënduar, theksohet në raportin më të ri të zyrës së KB-së, transmetoi TASS.
Në dokument saktësohet se numri më i madh i civilëve kanë vdekur ose janë lënduar gjatë “granatimeve të artilerisë dhe tankeve” si dhe në sulmet me sisteme raketore.
KB thekson se nga fillimi i konfliktit Ukrainën Lindore, në prill të vitit 2014, më shumë se 2.000 civilë janë vrarë ndërsa rreth 7.000 janë lënduar.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...