Katër vende bojkotojnë Eurovision 2026 pas vendimit për Izraelin

20:18 | 4 Dhjetor 2025
E.G

Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Holanda do të bojkotojnë Eurovision 2026 pasi Izraeli mori lejen për të marrë pjesë, pavarësisht thirrjeve për përjashtimin e tij për shkak të luftës në Gaza.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) nuk u mbajt votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit. Për transmetuesit pjesëmarrës, u miratuan vetëm rregulla të reja për të ndaluar promovime të tepruara të këngëve nga qeveritë dhe palët e treta. EBU tha se rregullat e reja do të forcojnë “transparencën dhe besimin” dhe do të lejojnë pjesëmarrjen e të gjitha vendeve, përfshirë Izraelin.

Transmetuesit RTÉ (Irlandë), RTVE (Spanjë), RTVSLO (Slloveni) dhe Avrotros (Holandë) njoftuan tërheqjen e tyre, duke theksuar se pjesëmarrja e Izraelit është në konflikt me vlerat e tyre mbi paqen, drejtësinë dhe respektin, raporton The Guardian.

Nordikët nga Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda do të vazhdojnë të marrin pjesë, duke mbështetur ndryshimet e reja në sistemin e votimit.

Presidenti izraelit, Isaac Herzog, mirëpriti vendimin dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së vendit në skenat ndërkombëtare. Edicioni i 70-të i Eurovision-it do të mbahet në Vjenë pas fitores së këngëtarit austriak JJ këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme