Izraeli ka goditur të hënën një impiant kyç petrokimik në fushën më të madhe të gazit natyror të Iranit, South Pars, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon, në një kohë kur po afrohet ultimatumi i presidentit amerikan Donald Trump për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Sipas raportimeve, gjatë sulmit janë vrarë edhe dy komandantë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Autoritetet izraelite kanë deklaruar se objektivi ishte një nga burimet kryesore të të ardhurave për Iranin, ndërsa theksojnë se kjo fushë ka rëndësi jetike për prodhimin e energjisë elektrike.
Sulmi vjen pasi Teherani refuzoi një propozim për armëpushim 45-ditor, i cili synonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për qarkullimin ndërkombëtar të anijeve.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar menjëherë, por Trump pritet të dalë në një deklarim publik gjatë ditës. Presidenti amerikan ka paralajmëruar më herët se SHBA mund të godasë infrastrukturën energjetike dhe urat në Iran nëse ngushtica nuk rihapet brenda afatit të vendosur. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar se “koha po mbaron”, duke paralajmëruar pasoja të rënda për Teheranin.
Nga ana tjetër, Irani ka reaguar duke kërcënuar me hakmarrje të ashpër në rast të sulmeve ndaj objektivave civile. Zyrtarë ushtarakë iranianë kanë deklaruar se çdo veprim i tillë do të pasohet me operacione edhe më të gjera dhe shkatërruese.
Fusha e gazit South Pars, e përbashkët me Katarin, konsiderohet si më e madhja në botë dhe një nyje strategjike për energjinë globale. Mediat shtetërore iraniane kanë fajësuar si Izraelin ashtu edhe Shtetet e Bashkuara për sulmin.
Zhvillimet e fundit rrisin frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, me pasoja potenciale për tregjet globale të energjisë dhe sigurinë ndërkombëtare. /Euro News
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...