I njohur për dy platformat për helikopterë, një pishinë dhe një kinema, por jahti luksoz 140 metra i gjatë që mbanë emrin “Sheherazade” nuk do të lundrojë më.
Pallati lundrues u konfiskua nga autoritetet italiane, nën sanksionet e Bashkimit Evropian të vendosura kundër Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë, shkruan Euronews.
Aktivistët kundër korrupsionit kanë pohuar se anija, e cila vlerësohet në 650 milionë euro, i përket vetë presidentit rus Vladimir Putin, duke përmendur si dëshmi një listë të ekuipazhit që përmban emrat e njerëzve që punojnë për organizatën që kujdeset për sigurinë e presidentit.
Por, ministria Financave në Itali tha vetëm se kishte gjetur “lidhje të rëndësishme ekonomike dhe biznesi” midis pronarit të anijes dhe “njerëzve të shquar në qeverinë ruse”.
Autoritetet ndërhynë të premten pasi u njoftuan se jahti po bëhej gati të nisej nga porti toskan i Carrara.
Ai ishte ankoruar për disa muaj për punë mirëmbajtjeje në një kantier detar në Marina di Carrara, brenda qytetit bregdetar perëndimor të Massa.
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...