Irani ka ekzekutuar një burrë i cili thuhet se kishte spiunuar tek Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe tek agjencia e inteligjencës Mossad në Izrael.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mahmoud Mousavi-Majd u akuzua se raportonte për lëvizjet e forcave iraniane në Siri, si dhe për komandantin e Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani.
Ndryshe, Soleimani u vra në fillim të këtij viti nga një sulm i avionëve.
Vetëm javën e kaluar, Irani ekzekutoi një ish-punonjës të ministrisë së mbrojtjes i cili ishte i dënuar për shitjen e informacioneve në SHBA.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve në Iran, “Mizan Online”, tha se dënimi i Majd u krye të të hënën në mëngjes ndaj akuzave të spiunazhit, në mënyrë që çështja e tradhtisë së tij ndaj vendit të mbyllet përgjithmonë.
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...