Në Parlamentin e Irakut është përgatitur një propozim-ligj i cili parashikon kërkimin e dëmshpërblimit nga Tel Avivi për shkak të sulmit të kryer 38 vjet më parë nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Deputeti i Parlamentit irakian, Adi Avat, në një deklaratë ka rikujtuar se sulmi ajror që Izraeli kreu më 7 qershor 1981 ndaj reaktorit bërthamor “1 korriku”, të cilin Iraku ndërtoi në atë periudhë, ka shkaktuar një dëm të madh dhe humbje jetësh.
Ai tha se në kryesinë e Parlamentit është paraqitur propozim-ligji i cili parashikon marrjen e dëmshpërblimit nga Izraeli.
Avat thotë se sulmi i Izraelit është qartë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Iraku ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.
Izraeli më 7 qershor 1981 si rezultat i operacionit ajror të emëruar “Opera” ose “Babilon”, zhvilloi sulme me avionë luftarakë të tipit F-16 dhe F-15 ndaj reaktorit bërthamor të ndërtuar në pjesën juglindore, 17 kilometra larg Bagdadit nga lideri i rrëzuar i Irakut, Saddam Hussein.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...