Dashuria në kohë të COVID-it!
Një infermier nga Torre Santa Susanna (Brindisi) shkroi propozimin për martesë për të dashurën e tij në kostumin anti-Covid që mban çdo ditë për punë.
Infermieri 32-vjeçar punon në departamentin e Pneumologjisë të spitalit Ostuni (Brindisi).
“Carmelì, do të martohesh me mua? Po, jo,” shkroi ai në pjesën e pasme të kostumit. Më pas e postoi foton në Facebook dhe etiketoi të dashurën e tij. Përgjigjja nuk vonoi shumë. Ajo u përgjigj me një po, përsëri në Facebook.
“Rezultova pozitiv me Covid, midis të parëve, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë ndër të parët që vaksinohen – thotë infermieri – m’u përforcua ideja që jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, të tilla si miqtë më të ngushtë, familja e origjinës dhe e ardhmja”.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...