Një infermier 45 vjeç nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 mbi një javë pasi e mori vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.
Infermieri më 18 dhjetor njoftoi përmes një postimi në Facebook se e ka marrë vaksinën e miratuar për përdorim, të zhvilluar nga kompania amerikane “Pfizer” dhe kompania gjermane “BioNTech”. Ai i tha një televizioni që dorën e ka pasur të pezmatuar për një ditë, por më pas s’ka përjetuar efekte tjera anësore.
Gjashtë ditë më vonë, në Natën e Krishtlindjeve, ai u sëmur pasi punoi në një ndërrim në repartin për Covid-19. Ai më vonë përjetoi dhimbje të muskujve dhe plogështi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Ai shkoi në një qendër mobile të testimit dhe doli pozitiv në testin për Covid-19 një ditë pas Krishtlindjeve, thuhet në raport.
Christian Ramers, specialist i sëmundjeve ngjitëse në Qendrën e Shëndetit Familjar në San Diego, tha se ky skenar nuk ka qenë i papritur.
“E dimë nga testimi i vaksinës se do të nevojiten 10 deri në 14 ditë që vaksina ta fillojë krijimin e mbrojtjes. Mendojmë se doza e parë ju ofron 50 për qind mbrojtje dhe keni nevojë për dozën e dytë që mbrojtja të arrijë deri në 95 për qind”, shtoi ai.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116