Udhëheqës të kaluar dhe të tanishëm botërorë u mblodhën të hënën në Paris për të ndjekur funeralin e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.
Ceremoninë pranë vendit të varrit të Napoleonit e udhëhoqi presidenti francez, Emmanuel Macron.
Himnin kombëtar “La Marseillaise” e performoi një grup ushtarak, ndërsa Chirac u varros në varrezat Montparnasse, ku gjendet edhe vajza e tij, Laurence, e cila ka vdekur më 2016.
Në mesin e pjesëmarrësve të huaj në ceremoni ishin: presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, dhe mbreti Abdullah II i Jordanisë.
Chirac vdiq më 26 shtator në moshën 86-vjeçare.
Familja e tij nuk ka dhënë detaje për shkakun e vdekjes.
Chirac ka shërbyer si president nga viti 1995 deri më 2007, transmeton rel.
Nën udhëheqjen e tij, Franca ka hyrë në Eurozonë dhe ka shfuqizuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Në skenën ndërkombëtare, Chirac do të mbahet mend për kundërshtimin e ndërhyrjes në Irak më 2003.
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...