Rreth 40 raketa u lëshuan në drejtim të zonës së Galilesë dhe lartësisë Golan në veri të Izraelit pak orë më parë, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
IDF thotë se disa nga këto lëshime u kapën me sukses nga mbrojtja ajrore e Izraelit. shkruan SkyNews, transmeton Arbresh.info.
Gjithashtu u raportuan një numër goditjesh të cilat kanë ndezur zjarre.
Shërbimi kombëtar i ambulancës i Izraelit tha se po ofronte trajtim mjekësor për dy persona të plagosur nga copëzat.
Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Grupi i mbështetur nga Irani, me bazë në Liban, konsiderohet si një organizatë terroriste nga shumica e fuqive perëndimore.
Milicia është rreshtuar prej kohësh me Hamasin dhe Xhihadin Islamik dhe është përplasur shpesh me forcat e IDF në kufirin Izrael-Liban që nga shpërthimi i konfliktit më të fundit më 7 tetor.
Ky do të ishte episodi i fundit në një shkëmbim raketash midis dy vendeve pas një sulmi izraelit që vrau një komandant të lartë të Hezbollahut në terren të martën.
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë