Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis ka njoftuar një riorganizim të kabinetit në përgjigje të krizës me të cilën po përballet partia konservatore në pushtet e vendit, Nea Dimokratia, raporton Kathimerini.
Ndryshimi ka të bëjë me postet e ministrit të Ekonomisë, Transportit, Migracionit dhe Mbrojtjes Civile.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është kritikuar gjerësisht nga opozita dhe protestuesit, të cilët prej javësh kanë dalë në rrugët e Athinës dhe qyteteve të mëdha greke, për aksidentin e trenit Tebi më 28 shkurt 2023, ku humbën jetën 57 persona.
Qeveria akuzohet se po përpiqet të mbulojë përgjegjësitë e saj në aksident dhe se po pengon hetimet në vazhdim./abcnews.al
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...