Gjermania ka njoftuar masa më të ashpra, më të shënjestruara për të përmbajtur shpërthimet lokale të koronavirusit dhe të shmangin një valë të dytë.
Sipas rregullave të reja ndalohet udhëtimi brenda dhe jashtë zonave të prekura për të kufizuar përhapjen, sipas një marrëveshjeje të miratuar nga autoritetet federale dhe lokale, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi vjen, pasi që edhe shtetet tjera në botë janë duke rivendosur ndalesa në jetën publike si përgjigje ndaj rritjes së infeksioneve të reja.

Gjermania, e cila ka qenë më pak e prekur nga pandemia se shumë nga fqinjët e saj, synon t’u përgjigjet grupimeve të reja me bllokime hiper-lokale dhe gjurmimit dhe testimit të shpejtë të kontaktit – në vend së të bllokojë qytete të tëra apo rrethe.
Vendi ka regjistruar rreth 200,000 raste të koronavirusit deri më sot, dhe 9.078 vdekje, sipas Institutit Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve.
Gjermania i ka dhënë meritat testimeve të hershme, të përhapura dhe sistemin e saj të kujdesit shëndetësor të klasit botëror për mbajtjen e shkallës së fatalitetit relativisht të ulët.
Por 534 raste të reja u identifikuan në 24 orët e kaluara së bashku me shtatë vdekje të tjera.
Nevoja për rregulla të qarta u theksua muajin e kaluar kur një shpërthim Covid-19 në një thertore në shtetin perëndimor të Rhine-Westphalia të Veriut çoi në bllokimet e para të rinovuara të Gjermanisë në dy rrethe fqinje./arbresh.info/
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...