Në një sondazh të kryer në Gjermani është shfaqur pothujase një numër i barabartë i qytetarëve që e mbështesin dhe e kundërshtojnë embargon ndaj energjisë ruse.
A duhet që Gjermania të heqë dorë menjëherë nga importet e gazit dhe naftës ruse? Kjo ishte një nga pyetjet në sondazhin e Deutschlandtrend, i cili kryhet rregullisht nga shërbimi publik ARD. Opinioni publik është i ndarë: 44% do ta mbështesin një hap të tillë, 45% jo, transmeton portal arbresh.info
Ata janë më së shumti kundër mbështetësve të Alternativës për Gjermaninë (85%) dhe Liberalëve (57%).
Gjysma e mbështetësve të socialdemokratëve mbështesin embargon ndaj energjisë ruse dhe 51 për qind e mbështetësve të kristiandemokratëve. Mbështetje bindëse për embargon ekziston vetëm në mesin e mbështetësve të Gjelbër (73 përqind).
Gjermania i është bashkuar vendeve tjera për sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar ashpër luftën e paprovokuar në Ukrainë./arbresh.info/
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...
Ekstradohen nga Shqipëria në Kosovë dy shqiptarë, kërkoheshi...
QKMK: Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pi...
SPAK dhe PSRK nënshkruan një marrëveshje për krijimin e ekip...
Delegacioni i SPAK-ut vizitë zyrtare në Kosovë, priten në ta...
32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona