Një gazetar i njohur u sulmua para kamerave nga një politikan, pasi e pyeti lidhur me skandalin e manipulimit të votave në këshillin bashkiak të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në Alabama.
Korrespondenti i një televizioni, Ken Curtis u godit dy herë nga komisioneri i inatosur, Amos Newsome, pasi e pyeti nëse e konsideron dorëheqjen. Pasi e ndoqi komisionerin deri tek makina e tij, ky i fundit e goditi dy herë, madje duke e gjakosur.
Komisioneri u arrestua për sulm të shkallës së tretë, pasi e pështyu gazetarin. Ngjarja ndodhi pasi Newsome u rizgjodh dy vite më parë me fletë votimi që mungonin. Rezultati dyshohet se është i manipuluar./ Top Channel/
https://youtu.be/huutfzTXbKI
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...
Presidenti i Shqipërisë po e kryen haxhin, Begaj shfaqet me ...
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, arrestohet regj...
I nxehti godet Francën, raportohet për shtatë viktima
Rüdiger drejt rinovimit me Real Madrid, arrihet marrëveshja ...