Disa persona janë lënduar si pasojë e goditjes nga makina në Capio Vårdcentral Högdalen.
Qendra mjekësore është në zonën Högdalen të Stokholmit, transmeton portali arbresh.info.

Xhamat e spitalit janë thyer ndërsa janë shkatërruar me t’u goditur nga makina.
Një person është transferuar me helikopter në një spital tjetër.
Anna Westberg nga policia e Stokholmit ka thënë se të paktë tre persona janë lënduar, por se nuk është bërë e ditur se në çfarë mase.
Një dëshmitar ka deklaruar që shoferi ende është në veturë.
Autoritetet besojnë që është një grua e moshuar ajo e cila ka shkelur pedalet e gabuara.
Suedia është në gatishmëri për sulme terroriste, së bashku me pjesën tjetër të Evropës./Arbresh.info
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...