Kryeministri i Francës, Jean Castex, njoftoi për masa të rrepta kufitare kundër Covid-19, por përsëri nuk vendosi që të ketë izolim të ri mbarëkombëtar.
Nga e diela, të gjitha udhëtimet, përpos udhëtimeve esenciale, nga vendet që s’janë pjesë e BE-së do të ndalohen. Do të ashpërsohen rregullat e testimit edhe për udhëtimet brenda BE-së, shkruan portali BBC transmeton portali arbresh.info
Castex tha se policia do t’i shtojë masat për zbatimin e orës policore gjatë natës dhe rregullat e tjera që tashmë janë në fuqi.
Masat e reja do ta prekin Britaninë e Madhe, që tashmë nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian, por ministri britanik i transportit tha se rregullat e Francës nuk do t’i prekin transportuesit, prandaj transportimi i mallrave do të zhvillohet normalisht.
Mundësia për izolimin e tretë kombëtar në Francë është përmendur gjatë tërë javës. Zyrtarët e lartë shëndetësorë kanë thënë se një gjë e tillë do të jetë e nevojshme për shkak të numrit të madh të pacientëve në spitale dhe përhapjes së varianteve të reja të virusit. /arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...