Një zëdhënës i qeverisë franceze tha se shumë detaje në lidhje me rrëzimin e avionit në veri të Moskës që supozohet se mbeti i vrarë edhe shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin mbeten të panjohura.
I pyetur nga televizioni francez France 2 nëse ishte i befasuar nga lajmi i përplasjes, Olivier Veran tha:
“Ne ende nuk i dimë kushtet në të cilat ndodhi ky aksident. Mund të kemi dyshime të arsyeshme.”, theksoi ai duke shtuar se kreu i grupit ushtarak privat ishte njeriu pas “punës së pistë të Putinit” dhe, nëse ai është vërtet i vdekur, do të linte pas “një rrëmujë të tmerrshme” në pjesë të mëdha të botës.
Veran tha se veprimet e Prigozhin janë “të pandashme” nga politika e presidentit Vladimir Putin. Veran u pajtua gjithashtu me deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden se “në Rusi ndodh pak që Putini të mos jetë prapa”, duke thënë se “në parim kjo është një e vërtetë që ne mund ta konfirmojmë”./abcnews.al
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116