Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze të enjten në mëngjes pranë qytetit bregdetar të Porvoos në Gjirin e Finlandës, tha ministria finlandeze e mbrojtjes.
Drejtori i komunikimeve i Ministrisë, Kristian Vakkuri tha për agjencinë Reuters se avionët po fluturonin drejt perëndimit dhe se ato ishin në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta.
“Shkelja e dyshuar ishte një kilometër brenda hapësirës ajrore finlandeze,” tha ai, por nuk dha detaje nëse avionët u shoqëruan jashtë territorit finlandez.
Avionët u identifikuan nga forcat ajrore finlandeze dhe roja kufitare ka nisur një hetim për shkeljen, vazhdon deklarata e ministrisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes u citua të enjten nga Interfax të thoshte se kishte dërguar tre avionë luftarakë MiG-31E të pajisur me raketa hipersonike Kinzhal në rajonin e saj të Kaliningradit, një zonë në pjesën ruse të Balltikut, mes Polonisë dhe Lituanisë./voa/
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...