Të armatosur rëndë, agjentët e FBI-së të dielën kanë hyrë në shtëpinë e babit të sulmuesit i cili hapi zjarr në Jacksonville, Florida, duke vrarë dy persona dhe lënduar 11 të tjerë para se të bënte vetëvrasje.
David Katz, 24, nga Baltimore, besohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë turneut të videolojërave në një lokal të quajtur Çikago Pizza në Jacksonville, ka thënë sherifi i qytetit Mike Williams në konferencën për shtyp. Williams nuk bëri të qartë motivin e këtij incidenti.
Zëdhënësi i FBI, Dave Fitz konfirmoi se agjentet kanë kontrolluar shtëpinë e David Katz, por nuk ka bërë të ditur detaje të tjera rreth hetimit.
Katz është përshkruar nga të afërmit dhe dëshmitarët se ka qenë i zemëruar pas humbjes në turne./arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...