Infektologu më i njohur në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka paralajmëruar një rritje tjetër të rasteve me COVID-19 pas Krishtlindjeve – derisa Amerika akoma po merret me rastet që u regjistruan pas Ditës së Falënderimeve.
Fauci ka thënë se periudha pas Krishtilindjeve dhe Vitit të Ri do të jetë një sfidë akoma më e madhe sesa Dita e Falënderimeve.
Dr. Fauci, që i është kërkuar nga presidenti i zgjedhur Joe Biden të jetë këshilltari kryesor për COVID-19, i ka thënë CNN-it se shqetësimet e tij për Festën e Krishtlindjeve janë të njëjta sikur ato për Festën e Falënderimeve “vetëm se edhe më të mëdha, sepse është festë që zgjat më shumë”.
Ai ka thënë se askush nuk dëshiron që ta anulojë sezonën e festave, por “jemi në një kohë kritike”, transmeton Klan Kosova.
SHBA-ja po përjeton rritje të rasteve të reja me COVID-19 në një shifër mesatare ditore prej 200,000, derisa numri i të hospitalizuarve ka arritur rekord.
California është futur në bllokim të ri të rreptë, derisa shtetet e tjera amerikane janë duke regjistruar rritje rekorde të infeksioneve të reja.
SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 14,7 milionë raste dhe 282,500 vdekje që nga fillimi i pandemisë deri më tani, të dyja shifrat më të larta globale sipas Universitetit “Johns Hopkins”.
Presidenti Donald Trump është akuzuar se ka minimizuar rëndësinë e masave mbrojtëse, si mbajtja e maskës, por shtetet në Amerikë kanë pasë qasje të ndryshme në përballjen me virusin.
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...