Sistemi i monitorimit satelitor Copernicus i Bashkimit Evropian (BE), njoftoi se këtë verë në Evropë u regjistruan temperatura në nivel rekord, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Copernicus, thuhet se temperaturat u regjistruan duke u matur ” të larta në nivel rekord për gushtin dhe verën (qershor-gusht) në tërësi”.
Muaji gusht ishte muaji më nxehtë i regjistruar ndonjëherë në kontinent me një “diferencë të konsiderueshme”, duke lënë pas me 0,4 gradë celsius rekordin e mëparshëm të gushtit të vitit 2021.
Në deklaratë citohet deklarata e shkencëtares Freja Vamborg, e cila është shprehur: “Një sërë valësh e motit të nxehtë intensiv në të gjithë Evropën, me bashkimin e kushteve jashtëzakonisht të thata dhe bashkë me rekorde në aspektin e aktivitetit të nxehtësisë, thatësirës dhe të zjarrit, shkaktuan një verë plot ekstreme që prekën në mënyra të ndryshme shoqërinë dhe natyrën”.
Gjithashtu, Vamborg ka nënvizuar se të dhënat nuk janë vetëm për Evropën, por që ato tregojnë se është përjetuar gushti i përbashkët më i nxehtë i regjistruar në nivel global dhe se temperatura mesatare është 0,3 gradë celsius më e lartë nga mesatarja mujore e viteve 1991-2020.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi