Kënga e Izraelit për Eurovizionin e këtij viti mund të ndalohet për shkak se është “shumë politike”.
Transmetuesi publik i Izraelit thotë se është në bisedime me Unionin Evropian të Transmetuesve për këtë çështje, por nuk ka ndërmend të ndryshojë këngën apo tekstin, edhe nëse kjo i kushton Izraelit vendin e tij në konkursin e këtij viti.
Sipas ynetnews.com, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU) po shqyrton ndalimin e këngës izraelite “Shiu i tetorit” sepse përmban mesazhe politike, sipas burimeve evropiane të cituara nga faqja e internetit.
Në përgjigjen e saj të parë ndaj raportit të Ynet, EBU tha në një deklaratë: “Aktualisht jemi në proces të shqyrtimit të kujdesshëm të tekstit të këngës, një proces që është konfidencial midis EBU dhe Korporatës Transmetuese Publike deri në vendimin përfundimtar. Të gjithë transmetuesit kanë afat deri më 11 mars për të dorëzuar zyrtarisht këngët e tyre. Nëse një këngë nuk i plotëson kriteret për ndonjë arsye, kompanisë i jepet mundësia të dërgojë një këngë të re ose tekst të ri, sipas rregullave të konkursit“./abcnews.al
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...
Chelsea i vendos çmim marramendës Enzo Fernandez
Çmimet e reja të derivateve në Kosovë/Nafta 1.58€, benzina 1...
Tragjedi në Mitrovicë/37-vjeçari humb jetën nga therja me th...