Një grup ligjvënësish evropianë kanë nisur iniciativën për mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ata pretendojnë se tashmë kanë mbledhur më shumë 72 nënshkrime që iu nevojitën për ta paraqitur zyrtarisht mocionin.
Edhe pse nuk ka gjasa të miratohet, mocioni i mosbesimit mund të hapë rrugën për pasoja më të gjera, duke përsëritur rrugën që çoi në vitet 1990 në dorëheqjen vullnetare të ekzekutivit të BE-së të udhëhequr nga Jacques Santer, shkruan Euronews.com, transmeton Klankosova.tv
Ky veprim vjen në përgjigje të një vendimi të fundit gjyqësor që kritikon mungesën e transparencës së von der Leyen në lidhje me të ashtuquajturin skandali “Pfizergate”, si dhe akuzat më të gjera për anashkalimin e Parlamentit Evropian dhe centralizimin e pushtetit brenda Komisionit.
Eurodeputeti rumun i së djathtës ekstreme, Gheorghe Piperea, njoftoi se do të paraqesë mocionin e mosbesimit këtë javë, pasi ka mbledhur nënshkrime nga eurodeputetë nga të paktën tre grupime politike në spektrin e djathtë dhe të ekstremit të djathtë: Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ECR), Patriotët, grupi Evropian i Kombeve Sovrane (ESN), si dhe disa anëtarë jo të lidhur.
Euronews.com shkruan se shanset për shkarkimin e von der Leyen dhe Komisionit të saj janë të pakta, pasi një mocion i tillë kërkon një shumicë prej dy të tretash në Parlamentin Evropian me 720 vende.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...