“Çmimin e një lufte të pakuptimtë, të paligjshme dhe të panevojshme që po trondit rajonin tonë, po e paguajnë jo vetëm palët në konflikt, por i gjithë njerëzimi”, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan i bëri këto komente gjatë një Takimi Strategjik të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Stamboll, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe diplomacisë në mes të luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
“Kur diplomacia dhe dialogu ofrojnë terren të përbashkët, barra e sabotimit të këtyre shtigjeve mbahet nga i gjithë njerëzimi”, tha Erdogan, duke paralajmëruar se nëse konfliktet vazhdojnë, kostot do të jenë të rënda dhe distanca gjeografike nuk do të ofrojë mbrojtje.
Ai shtoi se pasojat e luftës po ndihen globalisht, duke ndikuar në tregjet e energjisë, prodhimin, teknologjinë e informacionit, transportin dhe rrjetet tregtare.
Presidenti turk vuri në dukje se vitet e fundit, ekonomia globale është nxitur nga një aggjendë e formësuar nga procesi i rimëkëmbjes pas pandemisë, transformimi i gjelbër dhe digjital, rritja e tensioneve tregtare dhe zhvillimet gjeopolitike.
“Një gjë është e sigurt: nëse konfliktet nuk mbarojnë, fatura që duhet paguar do të rritet gjithashtu. Në këtë proces, distanca gjeografike nuk do të ketë rëndësi; në fakt, vendet e vendosura në kontinente të ndryshme do të preken edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e energjisë, për aq sa duket”, vazhdoi ai. /AA/
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s për aeroportin e V...
Abdixhiku fton qytetarët në hapjen e fushatës së LDK-së në “...
KQZ mbikëqyrë shtypjen e fletëvotimeve nga kompania sllovene...
Kurti: Dy djemtë e policëve të rënë në detyrë, pjesë e gjene...
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...