Dy gra të përfshira në vrasjen e gjysme vëllait të dëbuar të liderit të Koresë Veriore do të përballen me akuzat për vrasje, ka bërë të ditur prokuroria e Malajzisë.
Prokurori i përgjithshëm, Mohamed Apandi Ali, tha se femrat nga Indonezia dhe Vietnami, nëse do të akuzohen për vrasje dhe nëse shpallen fajtore rrezikojnë të dënohen me vdekje, transmeton arbresh.info
Femrat gjoja se kanë hedhur një preparat kimik vdekjeprurës në fytyrën e Kim Jong-nam në aeroportin e Malajzisë.
Ato kanë thënë se kanë menduar se ishin duke marrë pjesë në një kamerë të fshehtë për një televizion.
Ali ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të akuzohet edhe një tjetër person i dyshuar i cili po mbahet nën arrest.
Doan Thi Huong dhe Siti Aisyah janë në mesin e 10 të dyshuarve të identifikuar nga autoritetet e Malajzisë për vrasjen./Arbresh.info
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit