Ushtria e Ukrainës ka publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë dronët e armatosur turk duke kryer sulme kundër forcave ruse.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dronët Bayraktar TB2 të prodhuar nga Turqia që po përdoret në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Pamjet të publikuara në faqen në Facebook të komandantit të përgjithshëm të forcave të Ukrainës.
#Ukraine The Ukrainian MoD released footage of a successful Tb2 strike against a Russian Buk missile system in the Zhytomyr region. (CONFLICT) #Ukraine #Russia pic.twitter.com/b0c7qIVMBo
— Ukraine live (@Gadhwara27) February 27, 2022
Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.
Disa ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.
Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.
Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...