Drejtori i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla, konsideron së shpejti do të prodhohet vaksina që enkas lufton variantin e ri të coronavirusit i njohur si Omicron.
Duke folur gjatë një konference për Shëndetësi të organizuar nga J.P Morgan, ka theksuar se së bashku me kompaninë gjermane BioNTech janë duke punuar në këtë vaksinë, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, kjo vaksinë do të jetë e gatshme për përdorim deri në mars, dhe ka paralajmëruar se do të jetë shumë efikase kundër Omicronit, raporton Reuters.
Ky variant i COVID-19 është shumë më ngjitës në raport me variantet e tjera. Deri më tani në hulumtimet e kryera, është konstatuar se bëhet fjalë për një variant që manifestohet te pacientët me simptoma të lehta.
Megjithatë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se po shkakton vdekjen e një numri të madh njerëzisht – kryesisht ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër