Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur sot në Banja Lluka të Republikës Serbe së Bosnje-Hercegovinës.
Ai u nis në mëngjes nga Miami dhe në orën 12:55 ateroi në aeroportin në Mahovljanë, pranë Banja Llukës, ku u prit nga sekretari organizativ i SNSD-së, Igor Dodik.
Për shkak të ardhjes së tij, në qytet është vendosur një regjim i rreptë sigurie. Forca të shumta policore janë të pranishme në çdo cep, nga hyrjet e qytetit deri në qendër, ndërsa në çatitë e ndërtesave janë vendosur edhe snajperë.
Është krijuar edhe një e ashtuquajtur “zonë sterile” rreth Banskog Dvorit, ku askush nuk do të mund t’i afrohet më shumë se 200 metra, shkruan klix.ba.
Aty, në orën 14:30, do të mbahet një panel diskutimi ku pritet të marrin pjesë shumë biznesmenë.
Trump Jr. pritet të zhvillojë disa takime me zyrtarë të Republikës Serbe, ndërsa në plan është edhe një vizitë në pronën e Milorad Dodikut në Bakince.
Djali i Milorda Dodikut, Igori ka deklaruar se kjo është një vizitë miqësore, e realizuar me ftesën e tij./Telegrafi
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...
Policia e Kosovës publikon statistikat: 25 aksidente me të l...
Enzo i hap derën Real Madridit, në garë futet edhe gjiganti ...
Prizren, arrestohet një person pas të shtënave me armë në ah...