Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar një delegacion në Douma të Sirisë, për të vlerësuar situatën mjekësore lidhur me sulmin e pretenduar kimik në këtë qytet.
Bëhet e ditur se delegacioni nuk ka rol në konfirmimin apo mohimin nëse ka ndodhur sulmi apo jo, ka thënë zëdhënësi i organizatës Tarik Jasarevic, transmeton portali arbresh.info.
“Shumë e rëndësishme të theksohet që OBSH nuk ka rol në konfirmimin apo mohimin e ngjarjes. Si agjenci shëndeti, brenga jonë është me dimensionin e shëndetit të ngjarjes së raportuar”, ka thënë Jasarevic.
Në të njëjtën kohë, një burim ka thënë për Sputnik që delegacioni ka hyrë në qytetin Douma i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Nizar Yazigi./Arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116