Një diplomat rus, që shërben në kryeqytetin bullgar Sofje, është deportuar për mbledhjen e informacionit të klasifikuar për më shumë se një vit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e prokurorit në Sofje tha se kishte marrë informacion nga agjencia e sigurisë kombëtare se sekretari i parë i Ambasadës së Rusisë ishte përfshirë në spiunazh.
Një hetim tha se diplomati, emri i të cilët nuk u bë i ditur, nga shtatori i kaluar kishte mbledhur informacion të klasifikuar për Bullgarinë, Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO-n.
Prokurorët thanë se personi nën mbikëqyrje u hetua për kryerjen e krimeve kundër shtetit dhe se provat e krimeve të tij ishin të padiskutueshme. Ata theksuan se diplomati rus po ashtu pagoi para për burimet e tij të informacionit.
Prokurori Sotir Tzatzarov tha se ata e kishin mbyllur hetimin, sepse i dyshuari kishte imunitet diplomatik, por Tzatzarov u takua me kryediplomaten bullgare, Ekaterina Zaharieva, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në një deklaratë me shkrim konfirmoi se diplomati u largua nga Bullgaria.
Bullgaria u bashkua me aleancën e NATO-s në vitin 2004, ndërsa anëtare e BE-së u bë në vitin 2007.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...