Një grua e martuar me një burrë britanik për 27 vjet të tëra është detyruar të kthehet në Singapor.
Irene Clennell ishte duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit ne Skoci, por BBC ka njoftuar se tashmë është autoritetet e kanë kthyer në shtetin e origjinës pa paralajmërim, transmeton arbresh.info.
Ajo kishte jetuar me burrin e saj afër Durhamit, dhe ka dy djem britanik madje e ka edhe një mbesë në Mbretërinë e Bashkuar.
Periudhat e kohës gjatë të cilave ajo kishte jetuar në shtetin e origjinës, kohë kjo gjatë të cilës ajo ishte përkujdesur për prindërit, ishin shkaktar i dëbimit të saj.
Clennell tha se ajo nuk ishte lejuar të kontaktonte me avokatin e saj madje as të kërkonte rroba nga shtëpia, ndërsa në qendrën e ndalimit ishte mbajtur që nga fillimi i shkurtit.
Një zyrtar i Zyrës së Punëve të Brendshme tha:” Ne presim nga çdo person të cilit nuk i është lejuar qëndrimi të dëbohet për në vendin e origjinës”, duke shtuar se të gjitha aplikimet për leje qëndrimi në Britani të Madhe janë konsideruar për meritat e tyre individuale dhe në përputhje me rregullat e emigracionit./Arbresh.info
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja