Fëmijët deri në moshën 11-vjeçare janë duke u kthyer në çerdhe dhe shkolla në Danimarka, pasi qeveria bëhet e para në Evropë që i lehtëson kufizimet në edukim.
Kryeministrja Mette Frederiksen u uroi mirëseardhje fëmijëve të cilët po i kthehen shkollave në kryeqytetin, Kopenhagë, transmeton portali arbresh.info.
Danimarka ishte një nga vendet e para në Evropë që vendosi masa kufizuese, duke i mbyllur shkollat me 12 mars.

Shkalla e infeksioneve ka qenë e ulët, por kritikët paralajmërojnë që strategjia është e rrezikshme.
“Të gjithë ne jemi paksa të shqetësuar dhe duhet të sigurohemi që do t‘i përmbahemi rregullave të higjienës”, Elisa Rimpler nga BUPL, Unioni Danez i Fëmijërisë së Hershme dhe Edukatorëve të Rinisë, i tha BBC-së.
“Kemi shumë duar për të larë gjatë ditës. Ne nuk kemi maska dhe duhet të ruajmë një distancë të mirë nga njëri-tjetri, kështu që është një detyrë shumë e vështirë”.
Masa e Danimarkës erdhi ndërsa shefi i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen caktoi një plan udhërrëfyes të mërkurën për një heqje graduale të kufizimeve në bllokun 27-shtetesh, por e bëri të qartë se nuk ishte një sinjal për të vepruar menjëherë./arbresh.info/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...