Brukseli ka paralajëmruar se është gati të hakmerret dhe potencialisht të fillojë një luftë tregtare nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me kërcënime të dukshme për të kufizuar importet europiane.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për ITV ka thënë se që BE-ja ka qenë “e papërgjegjshme” me eksportet amerikane, shkruan “The Guardian”, transmeton portali arbresh.info
Uashingtoni po shqyrton aktualisht çështjen për mbrojtjen e interesave ekonomike amerikane në baza të sigurisë kombëtare, duke përfshirë vendosjen e tarifave të importit për alumin dhe çelikun.
Duke iu përgjigjur komenteve të Trump, një zëdhënës i Komisionit Evropian u tha gazetarëve në Brukseli është gati të godasë nëse importuesit e saj do të vuajnë.
“Ne besojmë se tregtia duhet të jetë e hapur dhe e drejtë. Bashkimi Europian është i gatshëm të reagojë me shpejtësi dhe në mënyrë të përshtatshme në rast se eskportet tona preken nga masat e kufizara tregtare në SHBA”, tha ai.
I pyetur se cilat masa mund të merren nga Brukseli, zëdhënësi nuk ka dhënë detaje më të hollësishme, por ka deklaruar se “gjërat do të kuptohen me kohë”./arbresh.info/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin