Shkollat e specializuara të kadetëve të Putinit për vajzat kanë filluar të marrin famë në të gjithë Rusinë.
Të mësuarit e të rinjëve me harqe, pushkë dhe granatë, duket se po kthehen në “atraksion” për vajzat e reja në Rusi, transmeton portali arbresh.info

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu dëshiron të zgjerojë shkollat e posaçme të kadetës për vajzat dhe synon të hapë një edhe në Krime.
Ushtria e të rinjve të Vladimir Putinit, një organizatë e veçantë për djemtë dhe vajzat, është rritur në mënyrë masive që nga themelimi i saj në vitin 2016.

Kritikët thonë se të dy grupet janë shenjë e rritjes së militarizimit në Rusi dhe këta të rinjë ata i kanë krahasuar me Hitlerin.
Vajzat në akademi mbajnë harqe të bardhë në flokët e tyre dhe marrin mësime të përditshme në mbajtjen e pistoletave.

Shkollat zakonisht kërkojnë disiplinë, përkushtim, besnikëri, sjellje të patëmetë, etikë dhe estetikë.
Grimi dhe telefonat celularë janë të ndaluar, përpos të disa minuta në ditë kur fëmijëve u lejohet të flasin me prindërit.

Shkollat ruse të kadetëve datojnë që nga viti 1732, nën mbretërinë e Perandoreshës Anna, mbesës së Pjetrit të Madh dhe janë të bazuar në modelin prusian.
Në kohët e Bashkimit Sovjetik, shkolla të elitës u krijuan për jetimët, duke i trajnuar ata si kadetë në NKVD, pararendës i KGB-së.

Akademia e parë ushtarake e Putinit për vajzat përfshiu disa jetimë, por edhe bijat e familjeve të ushtrisë dhe të shërbimeve sekrete./arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media