Bosnja dhe Hercegovica është duke u përballur me trysni nga Bashkimi Evropian për ta adresuar të ardhmen e mijëra imigrantëve dhe azilkërkuesve të bllokuar në këtë shtet, të cilët po mbahen në kushte të rënda në kohë dimri.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të premten tha: “Gjendja e vështirë e imigrantëve është e papranueshme dhe duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente”, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.
Në pjesën veriore të Bosnjës, rreth 900 imigrantë janë duke fjetur pa strehë në kampin e improvizuar, Lipa, ku po përballen me borën dhe temperaturat nën zero për më shumë se tri javë.
Ky kamp u ndërtua vitin e kaluar si qendër e përkohshme e akomodimit gjatë pandemisë dhe u mbyll më 23 dhjetor. Më pas, një zjarr shpërtheu gjatë zhvendosjes së imigrantëve, me ç’rast u shkatërrua një pjesë e madhe e tij.
Autoritetet fillimisht thanë se do t’i dërgojnë imigrantët në një vend tjetër, por pas rezistencës së banorëve lokalë, ato u detyruan që të vendosin tenda ushtarake në kampin e vjetër.
Shumë prej imigrantëve në këtë kamp janë nga Pakistani, Afganistani dhe Siria. Ata janë në mesin e rreth 9.000 imigrantëve dhe refugjatëve që janë bllokuar në Bosnjë e që po mundohen të hyjnë në Kroaci, për ta vazhduar rrugëtimin drejt vendeve më të pasura të BE-së.
Autoritetet gjermane: Irani duhet të ndalojë programin bë...
Nga Korça, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë
Diskutimet për Presidentin, Kurti pyetet se çfarë oferte ka ...
AUV tërheq nga tregu ëmbëlsirat xhelatinoze ‘Jelly’ të prodh...
Haxhiu: Thirrja për dy gjyqtarët e Kushtetueses hapet më 26 ...
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin