Autori i masakrës në Teksas Devin Patrick Kelley kishte tri armë dhe ishte përfshirë në një zënkë familjare me njerkën, thonë zyrtarët.
Sulmi që ndodhi në një kishë të vogël në San Antonio pas meshës la 26 të vdekur e 20 të plagosur, transmeton portali arbresh.info
Sulmuesi e kishte thirrur të atin, pasi ishte plagosur nga një kalimtar i armatosur dhe i kishte thënë që nuk besonte se do të mbijetonte.
Kelley nuk kishte leje për posedim të armëve, që përfshinin një pushkë sulmuese dhe dy revole dore, bën të ditur policia.
Freeman Martin, drejtori rajonal i Departamentit të Sigurisë Publike, tha për gazetarët që dukej se Kelley kishte vdekur nga plagët e vetë-shkaktuara, pasi u qëllua fillimisht nga një person tjetër.
Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar viktimat.
Ndërkohë motivi ende nuk është i qartë, pasi thonë se nuk ishte për motive racizmi apo feje./arbresh.info/
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik