Qeveria austriake ka dorëzuar një projektligj për ta bërë të ligjshme vetëvrasjen e asistuar për të rriturit që vuajnë nga sëmundje të rënda, thuhet në një deklaratë të kancelarisë.
Ligji i ri përcakton kushtet në të cilat vetëvrasja e asistuar do të jetë e mundur në të ardhmen, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë dhjetorin e kaluar sipas të cilit ndalimi i vetëvrasjes së asistuar ishte jokushtetues sepse shkelte të drejtën e një personi për vetëvendosje, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info
“Njerëzit e sëmurë rëndë duhet të kenë qasje në vetëvrasjen e asistuar”, thuhet në deklaratë.
Ky ligj lejon të rriturit me sëmundje kronike të bëjnë dispozita për një vetëvrasje të asistuar.
Ata duhet të konsultohen me dy mjekë të cilët duhet të dëshmojnë se personi është i aftë të marrë vendimet e tij ose të saj.
Duhet respektuar gjithashtu një vonesë prej 12 javësh që mund të reduktohet në dy javë për pacientët në fazën përfundimtare të një sëmundjeje. / arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...