Arinjtë polarë mund të zhduken deri në fund të shekullit, nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa për ngrohjen globale, parashikon një studim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët thonë se disa krijesa e kanë arritur kulmin e mbijetesës së tyre, derisa akulli i Arktikut po tkurret.
Mishngrënësit mbështeten në akullin e detit të Oqeanit Arktik për të bërë gjah.
Derisa akulli thyhet, kafshët detyrohen të bredhin në destinacione të gjata, për të gjetur ushqim në mënyrë që të ushqejnë këlyshët e tyre.
“Nëse akullnajat shkrihen, arinjtë polarë nuk kanë ku të shkojnë”, tha Peter Molnar nga Universiteti i Torontos në Ontario të Kanadasë.
Sipas një skenari të lartë të emetimeve të gazrave serrë, ka të ngjarë që të gjithë përveç disa arinjve polarë të zhduken deri në vitin 2100, zbuloi studimi.

Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026