Arabia Saudite ka dënuar me vdekje 15 njerëz që akuzohen për dërgimin e informatave ushtarake dhe kombëtare për Iranin.
Shumica e spiunëve kanë punuar në fushat ushtarake, diplomatike dhe ekonomike, transmeton arbresh.info.
Vendimi për dënimin me vdekje u morr nga Gjykata e Krimeve të specializuar në Rijad. Të dënuarit ishin anëtarë të një “qelizë spiunazhi të Iranit”, e cila përfshinte të paktën 32 persona: 30 sauditë, një afgan dhe një iraniane. Ata u arrestuan në vitin 2013. Dy prej tyre janë liruar, 15 nga ta janë dënuar nga gjashtë muaj deri në 25 vite burg, ndërsa 15 të tjerë janë dënuar me vdekje.
Të dënuarit me vdekje janë të akuzuar për bashkëpunim me agjentët e inteligjencës iraniane dhe për rrjedhjen e informacionit mbi forcat e armatosura saudite dhe sigurisë kombëtare në Teheran.
Të tjerët janë marrë me hakerim duke nxjerrë shënime mbi sigurinë e mbrendshme dhe të jashtme të Arabisë Saudite. Besohet se disa nga të dyshuarit janë takuar edhe me udhëheqësin supreme Ali Khamenei.
Në vitin 2015 në Arabinë Saudite janë kryer të paktën 158 dënime me vdekje. Sipas Amnesty International, Arabia Saudite zë vendin e tretë për dënimet me vdekje, pas Iranit dhe Pakistanit. /Arbresh.info
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?