Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, prej kohësh ka hedhur idenë për të hequr dorë nga kanabisi dhe shtëpitë e hapura publike, pasi nuk po përballon dot dyndjen e turistëve.
Ka qenë kryebashkiakja e Amstredamit Femke Hasema e cila ka kërkuar të fitojë mbështetje politike për “pastrimin” e zonës të njohur ndryshe si “Dritat e kuqe” pasi sipas politikanëve kryeqyteti holandez me 1 milion banorë është e mbipopulluar nga turistët.
“Dritat e kuqe” në Amsterdam dhe kanabisi nëse nuk do të lejoheshin, sipas studimeve, bëhet e ditur se një e treta e turistëve të huaj dhe gati gjysma e britanikëve do të kishin më pak të ngjarë të vizitojnë qytetin përsëri.
Femke Halsema, e cila kuptohet se dëshiron të zvogëlojë numrin e dyqaneve që shesin kanabis, bashkëngjiti rezultatet e sondazhit në një letër për këshilltarët duke njoftuar qëllimin e saj për të parë se si mund të zvogëlojnë tërheqjen e përdorimit të drogës për turistët.
Amsterdam është duke luftuar për të përballuar numrin e madh që vizitojnë qendrën e qytetit deri në atë pikë sa pikat turistike nuk po promovohen më.
Amsterdami tërheq më shumë se 17 milion vizitorë në vit, ose mestatërisht në muaj 1.5 milionë turistë.
Këshilli i qytetit votoi disa kufizime për shitjen e kanabisit dhe shtëpitë publike. Udhëzuesit që shkelin rregullat do të gjobiten./medial/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116