Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mbrëmjen e së martës në Mestre, një provincë e Venezia në Itali.
Një autobus me pasagjerë doli nga rruga dhe ra mbi shinat e një hekurudhe aty pranë duke shpërthyer në flakë.
Mediat italiane raportojnë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën, 2 prej të cilëve fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Autobusi, i cili mësohet se ishte i linjës, ra nga të paktën 10 metra lartësi.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Po ashtu, mediat fqinje shkruajnë se në gjendje gatishmërie janë vënë të gjitha spitalet që ndodhen pranë./euronews.al
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...