Tetëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua dhe mori flakë, derisa po ngrihej nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, të mërkurën.
Piloti, i cili aktualisht po trajtohet në spital, është i vetmi i mbijetuar në aksidentin fatal.
Nëntëmbëdhjetë persona ishin në fluturimin testues të kompanisë Saurya Airlines, përfshirë anëtarë të stafit teknik të linjës ajrore dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.
Industria e aviacionit e Nepalit është e dobët për nga siguria.
Kjo gjendje u atribuohet disa faktorëve – nga moti i paparashikueshëm deri te rregulloret e dobëta.
Aksidenti i së mërkurës ndodhi rreth orës 11:15 – sipas kohës lokale – disa minuta pasi avioni u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan, tha Qendra Koordinuese e Kërkim-Shpëtimit e Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit.
Fluturimi testues i kompanisë Saurya Airlines drejt qytetit Pokhara ishte pjesë e një kontrolli rutinor të mirëmbajtjes, sipas saj.
Shtatëmbëdhjetë nga viktimat janë shtetas të Nepalit, ndërsa një është shtetas i Jemenit, i cili punonte si inxhinier./rel/
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...