Policia e Çikagos ka njoftuar se pesë persona janë qëlluar me armë zjarri, tre prej tyre me plagë fatale në një apartament në pjesën jugperëndimore të qytetit, raporton Fox News.
Sipas policisë, një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë qëlluar në kokë, transmeton portali arbresh.info. Viktima tjetër e një moshe të pacaktuar është plagosur në gjoks. Ai u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur më vonë.
Autoritetet thonë se rrethanat e incidentit nuk janë të qarta. Policia tha se viktimat ishin brenda banesës, kur një mashkull i panjohur ka hyrë dhe filloi të qëllonte./Arbresh.info
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...